Thursday, May 7, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Reagon SHOQATA E GJYQTARËVE ndaj deklaratave të Ramës për Kushtetuesen…

by Rilindje
09/12/2025
in POLITIKË
Reagon SHOQATA E GJYQTARËVE ndaj deklaratave të Ramës për Kushtetuesen…

Këtë të martë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë publikoi një deklaratë lidhur me komunikimet e fundit publike të Kryeministrit për çështjen gjyqësore që përfshin zv/kryeministren Belinda Balluku.

Shoqata bën të ditur se ka ndjekur me vëmendje deklarimet dhe shpreh “shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur”, duke vlerësuar se nën pretendimin për “uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor” qëndron “një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë”.

Sipas deklaratës, qëndrime të tilla publike mund të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe “mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.”

Shoqata rithekson rëndësinë e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke e cilësuar pavarësinë e gjyqësorit si “një gur themeli për ndërtimin të shtetit të së drejtës.”

Ajo thekson se kjo pavarësi rrezikohet jo vetëm nga veprime që kufizojnë kompetencat e gjyqësorit, por edhe nga “çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore.”

Në deklaratë përmendet gjithashtu se Komisioni Evropian, në raportet për Shqipërinë, ka adresuar si shqetësim “vazhdimin e përpjekjeve të ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.”

Shoqata thekson se gjyqtarët janë të pavarur dhe “i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”. Në deklaratë nënvizohet se misioni i tyre nuk lidhet me pëlqimin publik, por me “zbatimin me fanatizëm të vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte.”

Sipas Shoqatës, vendimet gjyqësore edhe kur mund të jenë të papëlqyeshme “nuk i bën ato ilegjitime,” pasi standardet e shtetit të së drejtës janë të pandryshueshme dhe gjyqtarët janë zbatuesit finalë të tyre.

NGA KATEGORIA

Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…
POLITIKË

Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…

06/05/2026
Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…
POLITIKË

Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…

06/05/2026
Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…
POLITIKË

Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…

06/05/2026
Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…
POLITIKË

Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…

06/05/2026
PROFIL/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve, Servet Pëllumbi
POLITIKË

PROFIL/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve, Servet Pëllumbi

05/05/2026
“Shqipëria e dënon rëndë!”/ Rama reagon me URGJENCË: Kjo gjë që ndodhi…
POLITIKË

“Shqipëria e dënon rëndë!”/ Rama reagon me URGJENCË: Kjo gjë që ndodhi…

05/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, kush humbi jetën në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, kush humbi jetën në qytetin…

06/05/2026
Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…
POLITIKË

Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…

06/05/2026
Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…
POLITIKË

Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…

06/05/2026
Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…
POLITIKË

Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…

06/05/2026
Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…
POLITIKË

Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…

06/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…

05/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!