Thursday, October 15, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Reagon SHOQATA E GJYQTARËVE ndaj deklaratave të Ramës për Kushtetuesen…

by Rilindje
09/12/2025
in POLITIKË
Reagon SHOQATA E GJYQTARËVE ndaj deklaratave të Ramës për Kushtetuesen…

Këtë të martë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë publikoi një deklaratë lidhur me komunikimet e fundit publike të Kryeministrit për çështjen gjyqësore që përfshin zv/kryeministren Belinda Balluku.

Shoqata bën të ditur se ka ndjekur me vëmendje deklarimet dhe shpreh “shqetësimin dhe indinjatën lidhur me qasjen që kreu i pushtetit ekzekutiv ka zgjedhur”, duke vlerësuar se nën pretendimin për “uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor” qëndron “një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë”.

Sipas deklaratës, qëndrime të tilla publike mund të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe “mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit.”

Shoqata rithekson rëndësinë e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke e cilësuar pavarësinë e gjyqësorit si “një gur themeli për ndërtimin të shtetit të së drejtës.”

Ajo thekson se kjo pavarësi rrezikohet jo vetëm nga veprime që kufizojnë kompetencat e gjyqësorit, por edhe nga “çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore.”

Në deklaratë përmendet gjithashtu se Komisioni Evropian, në raportet për Shqipërinë, ka adresuar si shqetësim “vazhdimin e përpjekjeve të ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.”

Shoqata thekson se gjyqtarët janë të pavarur dhe “i nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”. Në deklaratë nënvizohet se misioni i tyre nuk lidhet me pëlqimin publik, por me “zbatimin me fanatizëm të vullnetit të sovranit të shprehur në këto akte.”

Sipas Shoqatës, vendimet gjyqësore edhe kur mund të jenë të papëlqyeshme “nuk i bën ato ilegjitime,” pasi standardet e shtetit të së drejtës janë të pandryshueshme dhe gjyqtarët janë zbatuesit finalë të tyre.

NGA KATEGORIA

Plas “shkëndija” në Kamëz/ Zhvillim i papritur që në mëngjes, studentët dhe gjimnazistët bëjnë këtë gjë…
POLITIKË

Del FOTO/ Kush është i vetmi deputet nga PD-ja që pranohet nga turma e studentëve…

15/10/2026
Berisha i kërkon largimin/ Rama “SHPËRTHEN” për protestën: Opozita me plehrat…
POLITIKË

Paralajmërimi! Berisha i drejtohet Ramës: Largohu nga pushteti, mos…

15/10/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Del në “skenë” Saliu/ Berisha i bën thirrje studentëve dhe nxënësve: Mos shkoni në shkolla…

15/10/2026
Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…
POLITIKË

Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…

14/10/2026
Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…
POLITIKË

Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…

14/10/2026
Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…
POLITIKË

Studentët “djegin” Tiranën/ Zv.kryeministrja befason me paralajmërimin: E kemi…

14/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Plas “shkëndija” në Kamëz/ Zhvillim i papritur që në mëngjes, studentët dhe gjimnazistët bëjnë këtë gjë…
POLITIKË

Del FOTO/ Kush është i vetmi deputet nga PD-ja që pranohet nga turma e studentëve…

15/10/2026
“Mami më fal”/ Studentja “shpërthen” në lot: Po na marrin të ardhmen…
TË TJERA

“Mami më fal”/ Studentja “shpërthen” në lot: Po na marrin të ardhmen…

15/10/2026
Edi Rama mblodhi me urgjencë ministrat, çfarë i tha kryeministri për studentët? Dyshimet dhe…
EDI RAMA

“Të shpalljet gjendja e jashtëzakonshme”/ Vjen letra befasuese për Begajn dhe Ramën…

15/10/2026
VIDEO/ Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, çfarë po ndodh me protestuesit…
AKTUALITET

VIDEO/ Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, çfarë po ndodh me protestuesit…

15/10/2026
Berisha i kërkon largimin/ Rama “SHPËRTHEN” për protestën: Opozita me plehrat…
POLITIKË

Paralajmërimi! Berisha i drejtohet Ramës: Largohu nga pushteti, mos…

15/10/2026
Lajmi i Fundit/ Protesta e “zj*rrtë” në Tiranë! Rama takim urgjent me ministrat, sapo merr këtë VENDIM!
EDI RAMA

Lajmi i Fundit/ Protesta e “zj*rrtë” në Tiranë! Rama takim urgjent me ministrat, sapo merr këtë VENDIM!

15/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!