Friday, October 9, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Analizë/ Pse furia e Donald Trump ndaj LaCivita ka lidhje me Berishën?

by Rilindje
09/10/2026
in BOTA
Analizë/ Pse furia e Donald Trump ndaj LaCivita ka lidhje me Berishën?

Nga Ylli Pata

Deklarata e fortë e Donald Trump ndaj Chris LaCivita në një post në rrjetin e tij social The Truth ishte një zhvillim shumë i fortë politik, i cili për rastin tonë, po komentohet pak. Natyrisht në bazë të shkrimit të New York Times, ku përfshiheshin Chris LaCivita dhe James Blair, peshën e mori rasti i lobimit të bërë nga ana e ish-presidentitit të Republika Srbska, Milorad Dodik.

Kjo vjen, pasi çështja e Dodik, po përdoret nga mediat liberale amerikane për të goditur Trump në zgjedhjet e midtermit, pasi është një lloj flamingo serbe-boshnjake. Përtej luftës politike, deklarata e Presidentit të SHBA-së, është një zhvillim i rëndësishëm për angazhimin e “Latifit” në Shqipëri, sesa për rastin e Dodik. i cili përveçcse nuk se na intereson shumë, formalisht është larguar nga politika dhe ka vënë djalin në drejtim të partisë. Për t’ju kthyer rastit tonë, ja vlen të përmendim angazhimin e LaCivitës në fushatën përkrah Sali Berishës në 2025-n.

Chris LaCivita ka është një strateg elektoral ameerikan i Partisë Republikane që në kohërat e George W. Bush-it, i specializuar për atë që në politikën amerikane quhet votë etnike. I angazhuar kryesisht tek vota e latinoamerikanëve në SHBA, ai arriti sukses në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ndaj dhe u elogjua nga Trump. Por, ai nuk hyri në rrethin e besuar të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Hyri, bashkëpunëtorja e tij Susie Wiles, e cila u bë shefe e kabinetit të Presidentit Donald Trump.

Ndërkaq, LaCivita, vijoi profesionin e tij të lirë si strateg, i cili u pajtua nga PD e Sali Berishës si magjistari i tyre elektoral. Buja ishte e madhe, domethënë shitja si gjeniu i fushatës së Trump, shpërtheu në rrjetin mediatic pranë doktorit para fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2025. Mirëpo siç rrodhën faktet, “Latifi” siç e quajti Edi Rama nuk se bëri ndonjë strategji gjeniale për të fituar opozita e Sali Berishës, edhe pse doli vetë në dy tribuna sikur të ishte kreu i PD-së. Kontributi i tij në hartimin e një strategjie elektorale ishte shumë i vogël, pasi duket se ai ishte pajtuar jo për të fituar zgjedhjet, por për Non Grata-n.

Nëse mund të quhet strategji, ishhin bombat tymyese të hedhura nga mediat e Berishës që pas zgjedhjeve të 2025-s, Edi Rama do të ndëshkohet nga Donald Trump sepse tashmë Sala kishte pajtuar Latifin. U fol për helikopterë mbi Tiranë, për ndryshime në SPAK, për revolucione e Ramaduro, por edhe shumë të tjera. Madje ajo që ishte më e rënda në këtë aspekt, ishte kur njerëz afër rrethit të besimit të doktorit e familjes së tij që dalin në panelet e darkës, kanë disa vite që qarkullojnë një fabul.

Sipas të cilës, duke ju referuar burimeve të tyre të Latifit, shefja e kabinetit të Presidentit të SHBA nuk e ka pranuar në takim Edi Ramën, edhe pse ky i fundit ka lobuar me Richard Grenell. Sikur diçka të ishte e vërtetë, së paku gjatë revolucionit të flamingove, mediat e rëndësishme amerikane liberale që punojnë me Shtëpinë e Bardhë, do ta konfirmonin këtë lajm. Por asnjëherë nuk ndodhi. Duket se ishte një bombë tymuese e Latifit që shitej si i brendshëm në rrethin e Presidentit.

Ndaj distancimi public që Presidenti Donald Trump i ka bërë LaCivita-s, është më i rëndësishëm për Shqiipërinë e konkretisht për rastin Sali Berisha sesa për rastin Milorad Dodik. Po lekët? Lekët, që shkojnë vet ëata që dihen 6 milionë dollarë, se thuhet ka edhe më, kush do t’i hetojë?/ Gazeta TemA

NGA KATEGORIA

Jo vetëm BKH/ Ambasada e Amerikës në Tiranë “përvesh mëngët” dhe përgatit…
BOTA

Jo vetëm BKH/ Ambasada e Amerikës në Tiranë “përvesh mëngët” dhe përgatit…

08/10/2026
Bën fushatë për serbët? Trump reagon për LaCivita dhe Blair: Do t’i pushoj menjëherë nga puna…
BOTA

Bën fushatë për serbët? Trump reagon për LaCivita dhe Blair: Do t’i pushoj menjëherë nga puna…

07/10/2026
Zgjidhet presidentja e re e Kosovë, KUSH është Justina Shiroka-Pula, kjo është gruaja e parë që…
BOTA

Zgjidhet presidentja e re e Kosovë, KUSH është Justina Shiroka-Pula, kjo është gruaja e parë që…

07/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026
Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….
BOTA

Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….

30/09/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
BOTA

BE një “surprizë” për Shqipërinë/ E zbulon “Politico”, do ketë strategji më…

28/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Situata kritike, në zyrën e Ramës vjen DORËHEQJA e papritur…
POLITIKË

“Është në fazën finale”/ Ministrja jep LAJMIN E MIRË: Së shpejti, presim të ndodhë kjo gjë…

09/10/2026
LAJM I FUNDIT: Reagon Rama pasi “shkriu” 15 bashki: Mos bëni “hesape…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT: Reagon Rama pasi “shkriu” 15 bashki: Mos bëni “hesape…

09/10/2026
Vota KUNDËR reformës territoriale e përjashton nga PS, Erion Braçe zbulon PARALAJMËRIMIN e Edi Ramës: Më tha…
EDI RAMA

Vota KUNDËR reformës territoriale e përjashton nga PS, Erion Braçe zbulon PARALAJMËRIMIN e Edi Ramës: Më tha…

09/10/2026
Miratohet Reforma Territoriale! Balluku vjen në Kuvend, Braçe i befason të gjithë me votën…
POLITIKË

Miratohet Reforma Territoriale! Balluku vjen në Kuvend, Braçe i befason të gjithë me votën…

09/10/2026
“Do të përjashtoj nga PS”/ Takimi 30-minutësh “kokë më kokë” i Ramës me Braçen, çfarë ndodhi brenda zyrës…
EDI RAMA

“Do të përjashtoj nga PS”/ Takimi 30-minutësh “kokë më kokë” i Ramës me Braçen, çfarë ndodhi brenda zyrës…

09/10/2026
Analizë/ Pse furia e Donald Trump ndaj LaCivita ka lidhje me Berishën?
BOTA

Analizë/ Pse furia e Donald Trump ndaj LaCivita ka lidhje me Berishën?

09/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!