Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur 9 vende të lira pune për pozicionin specialist në disa drejtori dhe sektorë të institucionit. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar sot, procedurat e punësimit do të zhvillohen përmes lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike.
Pozicionet e shpallura përfshijnë specialistë në Sektorin e Legalizimeve, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, si dhe në sektorët që mbulojnë organizatat ndërkombëtare, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e së drejtës ndërkombëtare.
Konkretisht, vendet vakante janë:
• 1 specialist në Sektorin e Legalizimeve, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore;
• 1 specialist në Sektorin e Organizatave Ndërkombëtare;
• 1 specialist në Sektorin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore;
• 2 specialistë në Sektorin e Amerikave, Azisë dhe Afrikës;
• 2 specialistë në Drejtorinë e Bashkëpunimit Dypalësh Evropian;
• 1 specialist në Sektorin e Marrëveshjeve Shumëpalëshe;
• 1 specialist në Sektorin e Marrëveshjeve Dypalëshe.
Pozicionet janë të klasës së pagës IV-3 dhe IV-3b. Të interesuarit duhet të kenë parasysh dy afate të ndryshme në varësi të procedurës përmes së cilës do të aplikojnë. Për lëvizjen paralele, afati i aplikimit është deri më 21 nëntor 2026, ndërsa për pranimin në shërbimin civil aplikimet do të pranohen deri më 26 nëntor 2026.
Procedurat e aplikimit, shqyrtimit të kandidaturave dhe njoftimet përkatëse do të kryhen nga Departamenti i Administratës Publike. Për kriteret e veçanta, kushtet e punës, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e aplikimit, kandidatët duhet të konsultojnë shpalljet përkatëse në faqen zyrtare të DAP-it, me kodet 7953 dhe 7954.












