Friday, November 27, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Protesta e 28 Nëntorit/ Ambasada e SHBA reagon me urgjencë, ja çfarë thotë…

by Rilindje
27/11/2026
in BOTA
“Ndëshkime të rënda”/ Ambasada e SHBA ultimatum Shqiptarëve: Nuk do merrni vizën, nëse…

Në prag të protestave të paralajmëruara në Tiranë më 28 dhe 29 nëntor, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar të shmangin zonat ku do të zhvillohen tubimet dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Ambasada paralajmëron se protestat në qendër të kryeqytetit dhe pranë ndërtesave qeveritare mund të shkaktojnë bllokime rrugësh dhe devijime të trafikut, duke rikujtuar se disa prej demonstratave të mëparshme janë shndërruar në trazira të dhunshme, me përdorimin e mjeteve ndezëse, hedhjen e gurëve dhe dëmtimin e pronave.

Sipas njoftimit, personat që ndodhen në zonat e protestave ose pranë tyre mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve, mjeteve ndezëse dhe predhave prej gome.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar personelin e saj të shmangë të gjitha zonat e demonstratave. Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Ndiqni mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve vendase të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftim.

Paralajmërimi vjen ndërsa grupime të ndryshme kanë njoftuar zhvillimin e protestave antiqeveritare në kryeqytet, në ditën e 114-vjetorit të Pavarësisë, por me orare të ndryshme.

Organizatorët e të ashtuquajturit “Revolucioni Flamingo” kanë njoftuar nisjen e tubimit në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej”, me marshim drejt Kryeministrisë dhe vijimin e protestës edhe më 29 nëntor. Ndërkohë, grupime që deklarojnë se përfaqësojnë studentët kanë njoftuar nisjen e protestës në orën 12:00 dhe zhvillimin e saj vetëm më 28 nëntor. Partia Demokratike ka deklaruar gjithashtu mbështetjen për protestën kombëtare.

Në të njëjtën ditë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Vlorë, ku në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia tradicionale e ngritjes së flamurit me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë.

NGA KATEGORIA

Vjen lajm i mirë drejt Europës/ BE jep “notën” 10 për Shqipërinë, çfarë pritet…
BOTA

Vjen lajm i mirë drejt Europës/ BE jep “notën” 10 për Shqipërinë, çfarë pritet…

22/11/2026
VIDEO epike/ Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon nga pas: Do jetë ai shqiptari…
BOTA

VIDEO epike/ Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon nga pas: Do jetë ai shqiptari…

20/11/2026
Me ftesë të kancelarit gjerman, kryeministri Edi Rama merr pjesë në…
BOTA

Me ftesë të kancelarit gjerman, kryeministri Edi Rama merr pjesë në…

19/11/2026
Askush nuk e priste! Gjykata e Hagës shpall FAJTOR dhe DËNON për herë të dytë Hashim Thaçin
BOTA

Askush nuk e priste! Gjykata e Hagës shpall FAJTOR dhe DËNON për herë të dytë Hashim Thaçin

17/11/2026
A do të mbahet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Rutte zbulon të vërtetën…
BOTA

A do të mbahet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Rutte zbulon të vërtetën…

16/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
BOTA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…

12/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

“Ndëshkime të rënda”/ Ambasada e SHBA ultimatum Shqiptarëve: Nuk do merrni vizën, nëse…
BOTA

Protesta e 28 Nëntorit/ Ambasada e SHBA reagon me urgjencë, ja çfarë thotë…

27/11/2026
Kush do të garojë për Tiranën? PD-ja në garë me 5 emra, ja kandidatët
POLITIKË

Kush do të garojë për Tiranën? PD-ja në garë me 5 emra, ja kandidatët

27/11/2026
Akuzat se mori 500 mijë euro/ Lulzim Basha padit për shpifje Taulant Ballën në gjykatë
POLITIKË

Akuzat se mori 500 mijë euro/ Lulzim Basha padit për shpifje Taulant Ballën në gjykatë

27/11/2026
“Nuk kërkojmë dhurata, por…”! Mbyllet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Katër çështjet kyçe
EDI RAMA

“Nuk kërkojmë dhurata, por…”! Mbyllet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Katër çështjet kyçe

27/11/2026
Harrohet Flor Binaj/ Zbulohen EMRAT e propozuar nga demokratët për garën e Tiranës
POLITIKË

Harrohet Flor Binaj/ Zbulohen EMRAT e propozuar nga demokratët për garën e Tiranës

27/11/2026
Rama merr “sinjalin”/ Bashkimi Europian i thotë “PO” Shqipërisë, qeveria…
EDI RAMA

Shqipëria në BE/ Rama jep lajmin për Shqiptarët: Nga vitit 2027, ndodh kjo gjë e mirë

27/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!