Thursday, November 12, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

A do të futet Shqipëria në BE? Edi Rama nga Parisi e thotë troç

by Rilindje
10/11/2026
in EDI RAMA
LAJM I MIRË/ Bashkimi Europian “zgjidh qesen”, zbulohet sa miliona merr Shqipëria…

Nga “Forumi i Paqes” në Paris, kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke deklaruar se 2027-ta pritet të jetë viti kur Shqipëria do të nisë punën për hartimin e traktatit të anëtarësimit.

“Ju e dini shumë më mirë se, askush nuk premton dot asgjë lidhur me Europën sepse nuk i dihet. Për më tepër unë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje, por ajo çfarë është shumë e qartë bazuar edhe në raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian, Komisioni është shprehur se viti tjetër do të jetë viti ku duhet të nisim të punojmë me traktatin e anëtarësimit, ç’ka nënkupton se jemi në fazën e fundit fare të negociatave dhe në qoftë se gjithçka shkon mirë do t’i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm e do të jemi gati të hedhim hapin e fundi”, deklaroi kryeministri.

Megjithatë kryeministri pranoi se ecuria e procesit të integrimit nuk varet vetëm nga Shqipëria, por edhe nga zhvillimet e ardhshme brenda Bashkimit Europian dhe në Francë.

“Keni zgjedhje vitin e ardhshëm. Askush nuk e di se ç’lloj France do të dalë nga këto zgjedhje. Megjithatë ajo çfarë dimë është që duhet të bëjmë punën tonë dhe duhet të përfundojmë punën që po bëjmë”, tha Rama.

Pavarësisht konflikteve të brendshme apo protestave, Rama theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi i përbashkët i vendit. Gjatë bashkëbisedimit u shpreh më tej se qëndrimi i shqiptarëve ndaj Europës lidhet ngushtë me historinë e veçantë të Shqipërisë dhe përvojën e saj nën regjimin komunist.

“Ne nuk kemi qenë pjesë e ish-Jugosllavisë. Ne nuk ishim pjesë e ish bllokut lindor si të tjerë. Ne u ndamë me bllokun lindor që në vitet ‘60. Pastaj u hodhëm në një marrëdhënie shumë të veçantë e unike me Kinën e Maos dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës Koreja e Veriut e Europës dhe pastaj kur dolëm nga ky ferr dolëm të transformuar tërësisht në taleban perëndimor në një kuptim, domethënë në fanatikë të Perëndimit për arsye të mira sepse ne kemi normën më të lartë të euro-optimizmit në Evropë dhe mbetemi të tillë sepse për shqiptarët e për ne në Shqipëri, Bashkimi Evropian është për ne çka ishte për etërit themelues, jo një bankomat, por një hapësirë lirie, sigurie, paqeje dhe bashkëpunim. Kështu që nuk ka aspak dyshim që pavarësisht konflikteve të brendshme apo polarizimit apo pikëpamjeve politike apo protestave të gjithë, absolutisht të gjithë bien dakord që Europa është objektivi e destinacioni ynë i përbashkët. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër e as nuk e kërkojmë një të tillë. Ne nuk i ndikohemi nga të tjerë përveçse nga projekti europian. Kështu që jemi mirëfilli europianët më të mirë që mund të gjeni sot në Europë”, tha më tej Rama.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…

12/11/2026
Jep DORËHEQJEN nga PD/ Kush është demokratja që merr “postin” e bujshëm nga Qeveria Rama…
EDI RAMA

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë…

12/11/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
EDI RAMA

Kur do të futet Shqipëria në BE? Edi Rama nga Irlanda e thotë troç…

12/11/2026
Qeveria Rama nuk ndalet! LAJMI I BUKUR për pensionistët: Sa para do të marrin çdo muaj…
EDI RAMA

Qeveria Rama nuk ndalet! LAJMI I BUKUR për pensionistët: Sa para do të marrin çdo muaj…

11/11/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

Asambleja Kombëtare e PS, zbardhet MESAZHI që u është dërguar anëtarëve

10/11/2026
Çfarë do të ndodhë me çmimet e ushqimeve? Rama jep lajmin: Kemi një plan…
EDI RAMA

E shtuna vendimtare për PS-në? Kryeministri Rama kryen LËVIZJEN e bujshme…

10/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…

12/11/2026
Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati që TËRHIQET nga gara për Bashkinë e vendit
POLITIKË

Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati që TËRHIQET nga gara për Bashkinë e vendit

12/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
BOTA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…

12/11/2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…
AKTUALITET

Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…

12/11/2026
LAJM I KEQ për ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Rritet nafta! Qeveria merr vendim që…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bordi njofton ÇMIMET E REJA, ja sa do të shitet nafta e bezina…

12/11/2026
Vjen shiu i madh/ Ja qyteti i Shqipërisë që rrezikon të përmbytet, ngrihet alarmi: Kujdes…
AKTUALITET

Stuhia “Charls” pritet të godasë sonte natën Shqipërinë, ja zonat që rrezikojnë…

12/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!