Thursday, November 12, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Qeveria Rama nuk ndalet! LAJMI I BUKUR për pensionistët: Sa para do të marrin çdo muaj…

by Rilindje
11/11/2026
in EDI RAMA
Qeveria Rama nuk ndalet! LAJMI I BUKUR për pensionistët: Sa para do të marrin çdo muaj…

Qeveria Rama ka parashikuar një fond prej 20 miliardë lekësh, ose mbi 200 milionë euro, për shpërndarjen e bonusit mujor të pensionistëve gjatë vitit 2027.

Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, duke nisur nga 1 janari, bonusi mujor do të dyfishohet krahasuar me pagesat që pensionistët përfitojnë gjatë vitit 2026. Megjithatë, shuma që do të marrë secili pensionist do të ndryshojë në varësi të kategorisë së pensionit dhe nivelit të të ardhurave mujore.

Për pensionistët që përfitojnë pension të plotë urban, me vlerë deri në 40 mijë lekë në muaj, bonusi do të jetë 3,600 lekë në muaj, ose 43,200 lekë gjatë gjithë vitit.

Pensionistët që marrin pension fshati, me vlerë deri në 18 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë një bonus prej 2,000 lekësh çdo muaj, ose 24 mijë lekë në vit.

Për kategorinë e pensioneve të pjesshme urbane, bonusi parashikohet në masën 1,600 lekë në muaj, për të gjithë ata që marrin pension deri në 22 mijë lekë. Ndërkohë, qytetarët që përfitojnë pension familjar deri në 18 mijë lekë në muaj do të marrin një bonus prej 1,400 lekësh.

Kategoria e pensionistëve të invaliditetit, me pension mujor deri në 30 mijë lekë, do të përfitojë 1,200 lekë shtesë çdo muaj. Nga kjo skemë përjashtohen pensionistët që tejkalojnë kufijtë e përcaktuar të pensionit mujor për kategorinë përkatëse.

Dyfishimi i bonusit është një nga masat kryesore të politikës sociale të qeverisë për vitin 2027, me një kosto të parashikuar prej 20 miliardë lekësh në buxhet. Përveç këtij fondi, projektbuxheti parashikon edhe 4 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve, i cili synohet të nisë në muajin prill, tre muaj më herët se kalendari i mëparshëm.

Në total, fondet e parashikuara për bonusin mujor dhe indeksimin arrijnë në rreth 24 miliardë lekë, ose afërsisht 250 milionë euro. Këto shpenzime janë pjesë e buxhetit të përgjithshëm të sigurimeve shoqërore për vitin 2027, i cili parashikohet të arrijë në rreth 215.6 miliardë lekë.

Qeveria synon që përmes dyfishimit të bonusit dhe indeksimit të pensioneve të rrisë të ardhurat mujore të pensionistëve, ndërsa shpërndarja e përfitimeve do të bëhet sipas kategorive dhe kufijve të përcaktuar për secilën prej tyre.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…

12/11/2026
Jep DORËHEQJEN nga PD/ Kush është demokratja që merr “postin” e bujshëm nga Qeveria Rama…
EDI RAMA

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë…

12/11/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
EDI RAMA

Kur do të futet Shqipëria në BE? Edi Rama nga Irlanda e thotë troç…

12/11/2026
LAJM I MIRË/ Bashkimi Europian “zgjidh qesen”, zbulohet sa miliona merr Shqipëria…
EDI RAMA

A do të futet Shqipëria në BE? Edi Rama nga Parisi e thotë troç

10/11/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

Asambleja Kombëtare e PS, zbardhet MESAZHI që u është dërguar anëtarëve

10/11/2026
Çfarë do të ndodhë me çmimet e ushqimeve? Rama jep lajmin: Kemi një plan…
EDI RAMA

E shtuna vendimtare për PS-në? Kryeministri Rama kryen LËVIZJEN e bujshme…

10/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…

12/11/2026
Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati që TËRHIQET nga gara për Bashkinë e vendit
POLITIKË

Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati që TËRHIQET nga gara për Bashkinë e vendit

12/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
BOTA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…

12/11/2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…
AKTUALITET

Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…

12/11/2026
LAJM I KEQ për ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Rritet nafta! Qeveria merr vendim që…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bordi njofton ÇMIMET E REJA, ja sa do të shitet nafta e bezina…

12/11/2026
Vjen shiu i madh/ Ja qyteti i Shqipërisë që rrezikon të përmbytet, ngrihet alarmi: Kujdes…
AKTUALITET

Stuhia “Charls” pritet të godasë sonte natën Shqipërinë, ja zonat që rrezikojnë…

12/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!