Çështja e Fredi Belerit ka përplasur sërish kryeministrin Edi Rama dhe Sakis Ioannidis, Përfaqësuesin e Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian/Anëtar i Administratës Qendrore të Ekonomisë Sakis Ioannidis, por këtë herë në Bruksel.
Sakis Ioannidis ka pretenduar se Beleri duhet të betohet si kryetar bashkie, ndërsa nga ana e tij kryeministri Rama i është përgjigjur duke theksuar se Greqia duhet te mësojë te respektojë drejtësinë në vendin e tyre dhe në çdo vend të Bashkimit Europian.
Rama thekson se kjo është një çështje e drejtësisë në një vend sovran ‘ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin’.












