Euro gjatë 48 orëve të fundit ka kapur minimumin historik në raport me lekun që prej ditës kur ka filluar të përdoret si monedhë e Bashkimit Europian.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, sot monedha europiane u këmbye me 99.28 lekë, duke shënuar një minimum të ri historik.
Edhe dollari amerikan ka vijuar më tej rënien dhe u këmbye të martën me 89.12 lekë dhe ngelet në nivelet më të ulëta të 15 viteve të fundit.
Euro po zhvlerësohet për shkak të ofertës së lartë të monedhës europiane, që mund të shpjegohet sidomos me turizmin dhe investimet e huaja.












