Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, duke treguar se si Adnan Januzaj dhe babai i tij Abedini, kurrë s’ia hapën telefonin.
Januzaj ishte dëshira e madhe e Shqipërisë vite më parë, mirëpo ai zgjodhi Belgjikën duke dështuar plotësisht. Januzaj në mënyrë të ashpër refuzuan Shqipërinë si dhe Kosovën, duke mos pranuar as me takohen me drejtuesit e Federatave.
Para shumë viteve, De Biasi edhe pati deklaruar që “më lehtë mund të bëj një takim me Barack Obama (atëherë president i SHBA-së) se me Abedinin (babain e Januzajt).
“Kam bindur shumë shqiptarë nga shtete të ndryshme. Por nuk ia dola me Adnan Janzuajn, i cili tani është te Sevilla. Kurrë nuk ma hapi telefonin, njësoj bëri edhe babai i tij. Pastaj Januzaj luajti me Belgjikën, por shumë pak”, tha De Biasi.












