Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson gjatë vizitës së tij në Shqiperi, ai u ndal edhe në SPAK.
Gazetari Lavdrim Lita tha se vizita e Robinson në SPAK zgjati 120 minuta kjo sipas tij tregon rëndësinë që amerikanët po i japin këtij institucioni dhe reformës në drejtësi.
Lita tha gjithashtu se duke parë dosjet voluminoze të vendosura edhe në tokë, të krijohet përshtypja se diçka e madhe po luhet.
“Ne në 5 javë kemi pasur dy zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit si Blinken dhe Robinson që i japin support SPAK-ut dhe reformës në drejtësi. Por posaçërisht SPAK-ut sepse ditën e djeshme ata kanë qëndruar më shumë se 120 minuta në prani të prokurorëve të SPAK-ut dhe të BKH-së për të parë ecurinë e dosjeve. Ne e kemi parë nga kapicat e dosjeve që diçka e madhe po luhet në ato dosje dhe korrupsioni që shfaqet aq masiv nga dendësia e atyre dosjeve.”,-tha Lavdrim Lita.












