Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në Komisionin e Sigurisë tha se 4 kandidatë janë skualifikuar, ndërsa u shpreh se brenda kësaj jave do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili është i aftë për të fituar këtë garë.
“Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbat9mit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
“Report TV” mëson emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar pasi nuk plotësuan kriteret për vijimin e garës. Burimet mediatike bëjnë me dije se u skualifikuan: 1-Sami Rasha, 2-Shemsi Prençi, 3-Ibrahim Disha dhe 4-Hajrulla Xhivini.












