Ministria e Brendshme ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për të marrë postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.
15 emra janë listuar si garues dhe kanë dorëzuar kandidaturën e tyre. Ndërkohë që Ministria e Brendshme ka bërë me dije edhe kriteret por edhe dokumetet të cilat kandidatët duhet t;i plotësojnë. Kandidatët do të shqyrtohen nga një Komision i Posaçëm, i cili do të kryejë brenda 10 ditëve vlerësimin paraprak me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.
Emrat e kandidatëve janë: Adriatik Tafçiu, Altin Mena, Ardian Çipa. Gentjan Shehaj, Hajrulla Xhivini, Ibrahim Disha, Idajet Faskaj, Ilir Proda, Lutfi Minxhozi, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Sami Rasha, Shemsi Prençi dhe Skënder Hita.












