Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Mësohet se Rrumbullaku mbrëmjen e sotme i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga.
Të premten ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pritet të mbajë një komunikim me mediat, për herë të parë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri. Gjithashtu ministri pritet të bëjë publike dhe ndryshime të tjera në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.
Rrumbullaku u caktua si drejtues i Policisë së Shtetit e mori detyrën më 7 Shtator të vitit 2022, ku asokohe Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.












