Sot po regjistrohet dita e 21-të e protestës, ndërkohë deputetja e Partisë Socialiste Briseida Çakërri është shprehur se tashmë protesta nuk është më qytetare por politike.
Deputetja e krahasoi protestën me një “turli”, ku sipas saj janë bashkuar edhe krerët e partive të vogla, si Shehaj, Lapaj apo Qori, por edhe Partia Demokratike teksa më tej shtoi se protesta e cila sipas saj ëhstë pa kokë, nuk ka për të dhënë reultat.
“Grupet politike aty kanë dalë hapur, qoftë nga partia Mundësia, Arlindi, Adriatiku, Euroatlantiku, PD-ja, të gjithë janë aty për të rritur numrin e tyre të votuesve. Kjo protestë s’është më qytetare, është politike. Do ta them në mënyrën më popullore të mundshme, i ngjan një turlie ku janë partitë e vogla, me bamje, speca, patëllxhan e të gjitha, por s’ka mish, s’ka kokë, dhe do të thotë që s’do dalë asgjëkundi për sa kohë hynë partitë e vogla”, u shpreh Briseida Çakërri.












