Çdo muaj, Kuvendi i Shqipërisë paguan qiranë për 19 deputetë të cilën vijnë nga qytete të largëta. 10 deputetë të Partisë Socialiste, 5 të Partisë Demokratike, 2 të PSD-së dhe 2 të PDIU-së marrin kompensim 350 mijë lekë të vjetra për shtëpitë që përdorin në Tiranë.
Nga të dhënat e siguruara nga “Report TV”, ata që e kanë kërkuar këtë financim nga Kuvendi, për Partinë Socialiste janë: Antoneta Dhima , Fadil Nasufi, Teuta Ramaj , Baftjar Zeqaj, Enslemvera Zake, Niko Kuri, Anduel Tahira, Pranvera Resulaj dhe Mirela Pitushi.
Kompensim marrin dhe dy deputetët e Tom Doshit në Shkodër: Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.
Të drejtën për qira të paguar nga shteti mes demokratëve e kanë shfrytëzuar: Saimir Korreshi, Eralda Bano, Greta Bardeli, Sorina Koti dhe Arbi Agalliu. 350 mij lekëshin çdo muaj e kanë marrë edhe dy deputetët çamë: Gëzim Ademaj dhe Nusret Avdulla.
Vetëm për qira dhe telefon gjatë muajit gusht deputetëve ju janë dhënë mbi 27 milionë lekë të vjetër. Paga e deputetëve, tashmë e rritur kap shifrën 3 milionë lekë në muaj. Ligjvënësit marrin edhe dieta për udhëtimet e tyre.












