Mjeku i njohur pediatër Llambi Dilo ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë një boshllëk të thellë tek familjarët, miqtë dhe Komunitetin e Gjirokastrës.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije kolegët dhe miqtë e Dilos, të cilët shprehen se kjo është një humbje e madhe dhe se Gjirokastrës do i mungojë mjeku që kishte ofruar kujdes të veçantë për fëmijët e atyre trevave.
Dilo, ka shërbyer për shumë vite në qytetin e Gjirokastrës, ishte një figurë e njohur për angazhimin dhe profesionalizmin e tij në fushën e pediatrisë.












