Mungesa e fuqisë punëtore në jug-lindje ka detyruar bizneset të kërkojnë punëtorë nga vendet e treta.
I tillë është rasti i njërit prej lokaleve në Pazarin e Vjetër në Korçë, të cilët pjesë të stafit kanë dy kamerierë nga Gana. 26 vjeçarja Haggar dhe 30 vjeçari Courage tregojnë se puna në Shqipëri për ta është shumë fitimprurëse.
“Unë jam nga Gana, vendosa ta le vendin tim dhe vij në Shqipëri. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për vendin tuaj por njerëzit këtu janë shumë mikpritës, klientët më trajtojnë mirë dhe nuk jam penduar që kam ardhur. Çdo gjë shkon perfekt për mua, deri tani nuk jam zhgënjyer, pagesa, ushqimi, mënyra sesi me trajtojnë më bën të mendoj se do jetoj gjatë këtu tek ju”, tha emigranti ganez Courage Cojo.
Kristi Tako, menaxher i lokalit ku ganezët punojnë tregon se të huajt sjellin më tepër komoditet në punë.
”Menduam të sjellim një risi të re me të huajt, të ishim komode. Edhe për njerëzit është ndryshim realiteti, unë jam komod me të huajt. Pagesat janë të mira ndaj tyre u mbulojmë ushqimin e shtëpinë. Punën e bëjnë shumë mirë. Është reagim pozitiv, kanë arritur e kërkojnë kamerierët. Janë bërë të famshëm në Korçë për momentin”, deklaroi Kristi Tako.
Janë më tepër se 10 biznese në Korçë të cilët kanë vendosur të punësojnë të huaj të cilët kryesisht vijnë nga Afrika dhe Egjipti












