Sot (4 mars) do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, ndërsa pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar momente nga montimi i dronëve Bayraktar, të cilët janë instaluar në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.
“MIRËMËNGJES dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. KETU SHIKO VIDEO-n:












