Ernal Filo mori “dritën jeshile” për të qenë ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Ukrainë. Kjo është përfaqësia e parë diplomatike që hapet në Ukrainë.
“Vendimi i qeverisë shqiptare për të hapur për herë të parë përfaqësinë e Republikës së Shqipërisë në Kiev, duke gjykuar nga aktualiteti që po përjeton sot Ukraina, është një dëshmi e qartë e rëndësisë dhe mbështetjes që Shqipëria i ka kushtuar kësaj situate, por sigurisht dhe qëllimi dhe vendosmëria për sigurinë dhe paqen rajonale dhe jo vetëm”, u shpreh zv/ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Artemis Malo
Filo është një diplomat me një përvojë shumë të gjatë në MEPJ dhe aktualisht mban gradën “Ministër fuqiplotë” dhe shërben në Drejtorinë e Protokollit të Shtetit.












