Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku komentoi punën në një nga bashkitë më të suksesshme në vend siç është ajo e Përmetit, e cila aktualisht ka 13 projekte të hapura me BE.
Mazniku deklaroi se me punë dhe vullnet, çdo bashki mund të jetë e suksesshme, pavarësisht madhësisë dhe të punësuarve që ka.
“Gjëja që më pëlqen pa masë është se gjen histori suksesi pavarësisht madhësisë. Bashkia më e suksesshme për projekte është ajo e Përmetit. Deri më tani ka 13 projekte të ndryshme që sëbashku bëjnë buxhetin e një viti të bashkisë me fondet e BE. Bashkia tjetër me 9 projekte të hapura është ajo e Matit. Janë të suksesshme edhe Gjirokastra, Berati dhe Tirana. Edhe bashkitë e vogla kanë pasur suksese për të thithur fondet e BE. Këto janë edhe më të suksesshme nga Tirana, e cila ka 9 projekte të hapur”, tha Mazniku.












