E gjithë Tirana do të “blindohet” ditën e martë pasi në kryeqytetin shqiptar do të zbarkojnë liderët e Europës në kuadër të Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Për shkak të protestës së thirrur nga Berisha, Policia e Shtetit ka marrë masa të ashpra për të shmangur ndonjë incident të mundshëm në këtë ngjarje historike për vendin tonë. Për shkak se ndodhet në “zonën e kuqe”, Universiteti Politeknik ka marrë vendimin që 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi.
“Për arsye të Samitit të BE-së dhe faktit që Universiteti Politeknik është në zonën e kuqe (komplet të bllokuar), gjë që përbën pamundësi fizike ardhje në UPT, dekanati i FTI-së ka vendosur për ta bërë Ditë Pushimi datën 06.12.2022, pra ditën e nesërme. Mësimi i ditës së nesërme mund të zëvendësohet të shtunën ose në një nga ditët e tjera në vazhdim”, thuhet në vendim.