Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim në lidhje me protestat e këtyre dy javëve të fundit në llogarinë e tij në rrjetin social “X”.
Ku është shprehur se kjo protestë nuk ka më lidhje me Sazanin apo Zvërnecin, po godet imazhin e vendit, ka bllokuar rrugën për mijëra njerëz, ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike si edhe shton se ndjen keqadhje për të rinjtë e të rejat që sipas tij ndoqën qorrazi drejt Rinasit.
“Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës”, ka shkruar Kryeministri.
Duke shtuar më tej: “Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë”











