Kryeministri Edi Rama njoftoi se po afron përfundimi i ndërtimit të Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut.
Ky projekt do të mundësojë monitorimin e akseve rrugore kryesore në Shqipëri 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, përmes 150 kamerave të instaluara. Në fazën fillestare, do të mbikëqyrën 200 kilometra të parë, duke përfshirë akset Tiranë-Elbasan dhe nga Tirana në Vlorë.
“Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit, përmes 150 kamerave që do të instalohen. Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë. Skuadra e Policisë Rrugore, të cilat në koordinim të plotë do të përpunojnë në kohë reale të dhënat të cilat do të vijnë përmes kamerave”, shkruan Rama.