Princ Leka II ka reaguar në lidhje me emigrimin e shqiptarëve drejt Anglisë. Princi ka dhënë një intervistë për mediat britanike ku është shprehur se nuk i vlerëson aspak si qëndrime të qeverisë britanike deklaratat e sekretares së brendshme Suella Bravermen kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.
Ai më tej, Princi tha se shqiptarëve nuk u jepen viza dhe prandaj ata janë të detyruar për tu futur ilegalisht në Angli. Prandaj, Princi theksoi se shqiptarëve duhet t’i ofrohen mundësi në mënyrë që të mos bien pre e bandave kriminale.
“Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik. Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli. Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”, tha Princ Leka.