Në rajonet e Turqisë të prekura nga tërmetet shkatërruese është edhe një ekip me personel nga Shqipëria.
Madje ekipi shqiptar ka nxjerrë nga rrënojat një fëmijë 4 vjeçar i cili qëndronte i izoluar prej 31 orësh. Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ka dërguar një skuadër shqiptare “kerkim-shpetimi” së bashku me mjekë për të ndihmuar Turqinë në këto ditë tragjike ku kanë humbur jetën mbi 5 mijë persona.
“Sot u gjet një fëmijë 4 vjeçar nën rrënoja, u dëgjuan të ulurimat e tij. E shpëtuam pas 31 orësh. Ekipi jonë arriti që të identifikojë një fëmijë, pastaj me bashkëpunimin e turkut e nxorrën nga rrënojat”, tha për Report TV një pjesëtar i ekipit shqiptar që po ofron ndihmë në Malatya.