Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ndërsa foli për rritjen e shkëmbimit tregtar mes tre vendeve falë “Open Balkan”, Rama shtoi se Kosova është një pikë mosmarrëveshjeje me Serbinë.
“Ndonjëherë ka mosmarrëveshje vërtet të mëdha mes nesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kjo është arsyeja për të folur më shumë. Dialogu është gjëja më e rëndësishme” – u shpreh Rama. Nga ana tjetër presidenti serb tha se marrëdhëniet Kosovë-Serbi mund të normalizohen pa u përfshirë në këtë mes pjesa agresive, ndërsa shtoi se bashkë me kryeministrin Rama do bëjë çmos për të shmangur një konflikt.












