Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me postimin e pamjeve nga puna në kantierin e ‘Korridorit VIII’ ku po punohet në mënyrë voluminoze.
“Pamje nga Kantieri i Korridorit VIII, ku po punohet paralelisht në disa lote, një punë voluminoze, që po avancon çdo ditë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit VIII. Itinerar është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Rruga do t’iu vijë në ndihmë Elbasanit dhe Korçës për zhvillimin e turizmit duke shkurtuar ndjeshëm distancën kohore të udhëtimit. “Korridori 8” pritet të marrë formë përfundimtare brenda 4 vitesh. KETU SHIKO VIDEO-n:












