Prej ditës së sotme kanë nisur reshjet e dendura të shiut të cilat do të jenë më intensive gjatë natës.
Në lidhje me këtë ka bërë një njoftim të rëndësishëm edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dedha i cili i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë.
“Njoftim i rëndësishëm për banorët e qytetit të Vlorës: Të dashur qytetarë! Në orët në vijim priten reshje shiu me intensitet të lartë. Ju lutemi të jeni vigjilentë dhe të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: “Albano&Romina”; Biblioteka Publike; Pranë; Kishës Orthodhokse; Në “Skelë” te dykalimshi. Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, njofton Bashkia Vlorë.












