Moti i keq ka shkaktuar dëme në Bashkinë e Shkodrës, ku era e fortë dhe reshjet e shiut kanë rrëzuar pemët.
Një nga pemët ka rënë mbi një automjet të parkuar duke e shkatërruar pothuajse plotësisht, por fatmirërisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Bashkia njofton se moti i keq ka përfshirë territorin e Shkodrës prej mbrëmjes së të enjtes dhe se po punohet për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara. Për shkak se kushtet e këqija atmosferike do të shoqërojnë Shkodrën edhe gjatë fundjavës, u apelua që qytetarët të kenë kujdes!












