Kanë nisur punimet për zgjedhimin e autostradës Tiranë-Durrës. Siç shihet edhe në videon mëposhtë, këtë të diel kanë nisur punimet për zgjedhimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Punimet kanë nisur tashmë edhe me rënien e fluksit turistik në vend. Autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas është një ndër nyjet më të rëndësishme rrugore në Shqipëri, e cila me rritjen e numrit të turistëve dhe përdoruesve të mjeteve në tërësi, ka nevojë për ndërhyrje.
Me ndërhyrjet e planifikuara në tabanin e këtij aksi, gjerësia planifikohet të shkojë në 35.1 metra, nga 18.6 metra që është aktualisht, sepse do të ndërtohen nga dy korsi për çdo krah. Në total, autostrada do të ketë 4 korsi në drejtim të Durrësit dhe 4 në drejtim të Tiranës.
Shpejtësia e lejuar do të jetë 140 km/h, nga 90 që është aktualisht. Zgjerimi i Tiranë-Durrës pritet ti kushtojë buxhetit të shtetit plot 298.8 milionë euro, ndërsa paralelisht do të punohet dhe për rehabilitimin e plotë të rrugës dytësore Tiranë-Ndroq-Plepa, që mund të shërbej si alternative nëse autostrada Tiranë-Durrës bëhet me pagesë. KETU SHIKO VIDEO-n:












