Ambasadorja amerikane, Yuri Kim foli dhe për përfshirjen e Sali Berishes në fushatën zgjedhore për 14 Majin, pavarësisht se është i shpallur “non-grata” nga SHBA.
Diplomatja e lartë ameriakne e krahasoi Sali Berishen me një zjarrvënës që premton se do shuajë zjarret.
“Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë”, u shpreh Yuri Kim.












