Thursday, November 12, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Qeveria jep “OK”, ministri Gonxhja konfirmon LAJMIN E MADH…

by Rilindje
12/11/2026
in POLITIKË
Qeveria jep “OK”, ministri Gonxhja konfirmon LAJMIN E MADH…

Qeveria shqiptare i ka dhënë dritë jeshile projektligjit të ri për donacionet dhe sponsorizimet, duke i hapur rrugë një mekanizmi të ri, përmes së cilit synohet forcimi i partneritetit mes shtetit dhe biznesit, duke e kthyer sponsorizimin në një instrument real investimi për talentin shqiptar.

Lajmin e madh e ka bërë me dije Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se nga dita e sotme, do të nisë një kapitull i ri për sportin, kulturën dhe artin.

Nga stadiumi “Air Albania”, ministri Gonxhja ka shpjeguar se si do të funksionojë ky ligj, duke e konsideruar një hap historik për zhvillimin që prek edhe sportin shqiptar, për të rinjtë dhe të talentuarit.

Po ashtu, Gonxhja prek edhe marrëdhënien mes shtetit dhe biznesit që do të fuqizohet akoma dhe më shumë në bazë të këtij projektligji.

“Një vendim historik që pritet të revolucionarizojë financimin e aktiviteteve sportive, artistike e kulturore në Shqipëri. Këshilli i Ministrave miratoi sot Projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, duke i hapur rrugë një mekanizmi të ri, të paparë më parë, për mbështetjen financiare të këtyre sektorëve që me këtë politikë të re I trajtojmë si prioritarë për vlerën e shtuar sociale, edukative dhe ekonomike që ato gjenerojnë. 

Një reformë e rëndësishme e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit që synon të krijojë një partneritet të ri mes shtetit dhe biznesit, duke e kthyer sponsorizimin në një instrument real investimi për talentin shqiptar. Për herë të parë, bizneset që sponsorizojnë artin, kulturën dhe sportin, sipas dispozitave të reja, do të mund ta zbresin faturën e sponsorizimit, direkt deri në 30 përqind të tatimit mbi fitimin. Skema parashikon një tavan deri në 2 miliardë lekë të reja në vit ose rreth 22 milionë euro në dispozicion të financimit të sportit, artit dhe kulturës, përmbi programet e miratuara vjetore të buxhetit të shtetit.

Një nxitje kjo e fuqishme që do të sjellë një efekt zinxhir pozitiv rritës për eventet dhe bashkëfinancimet, për imazhin dhe prestigjin ndërkombëtar, për industrinë kreative dhe komunitetet sportive, duke rritur kohezionin dhe ulur kostot e shtetit në shëndetësi, siguri dhe çështje sociale. Reforma sjell edhe një standard të ri transparence, përmes regjistrit elektronik kombëtar të sponsorizimeve dhe mekanizmave të auditit dhe të kontrollit. Një hap ky historik që synon t’i japë kulturës dhe sportit shqiptar më shumë jetë, më shumë mundësi dhe një perspektivë të re cilësie dhe zhvillimi. Një kapitull i ri për të rinjtë dhe të talentuarit. Një nismë e shumëpritur dhe e shumëkërkuar që sot jemi në gjendje ta guxojmë sepse sot Shqipëria ka potencial financiar e buxhetor, falë politikave e rritjes konkrete ekonomike”, u shpreh Gonxhja.

Miratimi i bërë së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk bën fjalë vetëm për ndryshim të ligjit por një moment me peshë për një sektor, i cili prej vitesh ka kërkuar një mekanizëm të vërtetë për të tërhequr investimet private.

NGA KATEGORIA

Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati që TËRHIQET nga gara për Bashkinë e vendit
POLITIKË

Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati që TËRHIQET nga gara për Bashkinë e vendit

12/11/2026
Erion Veliaj i izoluar në spitalin e burgut, avokati: Nuk flet me askënd! S’na japin…
POLITIKË

Erion Veliaj i izoluar në spitalin e burgut, avokati: Nuk flet me askënd! S’na japin…

12/11/2026
“Nuk kam dëshirë, por zgjedhjet i fiton PS”/ Deputeti i PD befason me deklaratën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta parakohe ish-rivali i Bashës për kreun e PD

12/11/2026
Balla e la vetëm, Erion Veliaj “plas bombën” nga qelia: I dërgova…
POLITIKË

Balla e la vetëm, Erion Veliaj “plas bombën” nga qelia: I dërgova…

11/11/2026
Taulant Balla i përgjigjet Erion Veliajt: Mos përdor “grushtin” e PS-së…
POLITIKË

Taulant Balla i përgjigjet Erion Veliajt: Mos përdor “grushtin” e PS-së…

11/11/2026
Kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, Klosi i përgjigjet Veliajt: Bëj këtë gjë….
POLITIKË

Kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, Klosi i përgjigjet Veliajt: Bëj këtë gjë….

11/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…

12/11/2026
Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati që TËRHIQET nga gara për Bashkinë e vendit
POLITIKË

Zgjedhjet lokale/ Kush është kandidati që TËRHIQET nga gara për Bashkinë e vendit

12/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
BOTA

Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…

12/11/2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…
AKTUALITET

Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…

12/11/2026
LAJM I KEQ për ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Rritet nafta! Qeveria merr vendim që…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bordi njofton ÇMIMET E REJA, ja sa do të shitet nafta e bezina…

12/11/2026
Vjen shiu i madh/ Ja qyteti i Shqipërisë që rrezikon të përmbytet, ngrihet alarmi: Kujdes…
AKTUALITET

Stuhia “Charls” pritet të godasë sonte natën Shqipërinë, ja zonat që rrezikojnë…

12/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!